SHKBSH zhvillon workshop, shënohet hap i rëndësishëm drejt një sistemi transparent dhe të orientuar drejt rezultateve në nivel vendor

📊🤝 Së bashku për një sistem performance më të fortë dhe të orientuar drejt rezultateve!
📍 Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi workshop-in me temë:
“Treguesit e Performancës në Fushën e Shërbimeve Sociale & Regjistri i Shërbimeve në Fushën e Zhvillimit Ekonomik”
👉 Në një takim hibrid 💻🏛️, Forumi i Performancës, Forumi i Çështjeve Sociale dhe Forumi i Financave Lokale u mblodhën së bashku për të diskutuar mbi forcimin e Sistemit Kombëtar të Matjes së Performancës (SMP).
🔹 Integrimi i treguesve të rinj në fushën e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve 👶📋, në përputhje me Ligjin nr. 139/2015 dhe Ligjin nr. 18/2017, me fokus tek kapacitetet institucionale dhe rezultatet konkrete për qytetarët 📈.
🔹 Prezantimi i Modelit të Monitorimit të Performancës dhe Regjistrit të Shërbimeve Publike 🗂️, me fokus në planifikimin strategjik 📊, administrimin e tregjeve publike 🏪 dhe mbështetjen për NVM-të 🚀.
Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më të matshëm, transparent dhe të orientuar drejt rezultateve në nivel vendor 🤝✨.
📌 Aktiviteti u zhvillua mw mbështetje të Projektit Bashki të Forta financuar nga Swiss Development & Cooperation(SDC)Embassy of Switzerland in Albania dheEmbassy of Sweden in Tirana, dhe zbatuar ngaHelvetas 🇨🇭🇸🇪
keyboard_arrow_up