SHKBSH organizon Mbledhjen e Forumit të Sekretarëve të Këshillave Bashkiakë, ja çfarë u diskutua gjatë aktivitetit

Sot, #Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKB), në bashkëpunim me projektin Bashki të Forta, organizoi Mbledhjen e Forumit të Sekretarëve të Këshillave Bashkiakë.
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm drejt krijimit dhe funksionalizimit të Forumit, si një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash ndërmjet sekretarëve të këshillave bashkiakë nga e gjithë vendi 🇦🇱
💬 Gjatë aktivitetit u diskutua:
✔️ Roli dhe funksionimi i Forumit
✔️ Sfidat dhe nevojat në ushtrimin e detyrave
✔️ Rekomandime për përmirësimin e funksionimit të këshillave bashkiakë
✔️ Praktika të suksesshme nga bashkitë
📌 Diskutimet e sotme do të shërbejnë për hartimin e propozimeve konkrete, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes vendore në Shqipëri.
🤝 Një hap më shumë drejt bashkëpunimit, profesionalizmit dhe forcimit të pushtetit vendor!
📌 Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta”, financuar nga Swiss Development & Cooperation (SDC) dhe Embassy of Switzerland in Albania, si dhe Embassy of Sweden in Tirana, dhe zbatuar nga Helvetas 🇨🇭🇸🇪
keyboard_arrow_up