Takim konsultues me Forumin e Menaxhimit të Mbetjeve, marrin pjesë drejtues të Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përfaqësues të bashkive dhe ekspertë të fushës
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (#SHKBSH) organizoi sot takimin konsultues me Forumin e Menaxhimit të Mbetjeve, ku morën pjesë drejtues të Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përfaqësues të bashkive dhe ekspertë të fushës.
Takimi u fokusua në diskutimin e draft-VKM-së mbi grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, si dhe në rolin dhe sfidat e pushtetit vendor në zbatimin e këtij sistemi, në funksion të përmirësimit të politikave dhe kuadrit ligjor.
Aktiviteti shërbeu si një platformë e rëndësishme dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, në funksion të ndërtimit të një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri.
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim dhe me mbështetje të projektit Bashki të Forta, financuar nga @Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC Embassy of Switzerland in Albania dhe Embassy of Sweden in Tirana, dhe zbatohet nga Helvetas, dhe vjen në një moment të rëndësishëm për reformën në sektorin e menaxhimit të mbetjeve dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian