Edicioni i 2-të “Forumit Kombëtar për Demokraci Lokale”, platforma synon të vijojë të prodhojë rekomandime të qarta duke kontribuar në ndërtimin e bashkive më të forta

Në edicionin e 2-të “Forumit Kombëtar për Demokraci Lokale – Hartëzimi i së Ardhmes: Demokracia Lokale në Shqipëri 2026”, i cili mblodhi drejtues nga niveli qendror dhe vendor, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.
Forumi i këtij viti shërbeu si një platformë e rëndësishme dialogu për të diskutuar sfidat dhe prioritetet e qeverisjes vendore, me fokus të veçantë në procesin e integrimit europian🇪🇺, reformën administrativo-territoriale 🇦🇱 dhe avancimin e decentralizimit. Panelistët ndanë praktika konkrete dhe diskutuan sfidat aktuale, duke theksuar nevojën për koordinim më të fortë ndërinstitucional dhe përfshirje më të gjerë të aktorëve lokalë.
Kjo platformë synon të vijojë të prodhojë rekomandime të qarta dhe të zbatueshme, duke kontribuar në ndërtimin e bashkive më të forta, më të përgjegjshme dhe më të përgatitura për sfidat e integrimit europian dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët në të gjithë vendin.
Forumi Kombëtar për Demokraci Lokale organizohet nga Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), me mbështejen teknike dhe financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Swiss Development & Cooperation 🇨🇭, Qeverisë së Suedisë 🇸🇪 dhe projektit Bashki të Forta
keyboard_arrow_up