#SHKBSH në bashkëpunim me projektin
Local Finance Project po vijon organizimin e tryezave rajonale në mbështetje të bashkive për zbatimin e Ligjit Nr. 86/2025.

Me praninë e Zëvendëskryetares të
Bashkia Tiranë, znj. @Vasilika Vjero, tryezat rajonale theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin kyç të pushtetit vendor në zbatimin efektiv të ligjit.
Ky ligj, që rregullon fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore, ka krijuar nevojën për një kuptim më të qartë të procedurave dhe rolit të NJVV në zbatimin e tij.

Takimi rajonal u fokusua në:

Qartësimin e detyrimeve dhe procedurave ligjore

Trajtimin e rasteve praktike nga bashkitë

Forcimin e kapaciteteve për vendimmarrje të informuar

Tryezat shërbejnë si një hapësirë e rëndësishme bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvoje për një zbatim sa më të unifikuar dhe efektiv të ligjit në nivel vendor