SHKBSH në mbështetje të decentralizimit, takim konsultues me bashkitë pilote Shkodër, Berat, Kolonjë dhe Divjakë

📢 Shoqata Kombëtare e Bashkive në mbështetje të decentralizimit!
Në kuadër të avancimit të decentralizimit në sektorët e bujqësisë, shëndetësisë dhe arsimit, Shoqata Kombëtare e Bashkive zhvilloi një takim konsultues me bashkitë pilote Bashkia Shkodër, Bashkia Berat, Bashkia Kolonjë dhe @Bashkia Divjakë.
💬 Gjatë takimit:
✔️ U diskutuan sfidat dhe rekomandimet për funksionet e deleguara në këta sektorë
✔️ U theksua rëndësia e një dialogu të qëndrueshëm me institucionet qendrore për një decentralizim më efektiv, administrativ dhe financiar
🤝 Puna në grupe me bashkitë dhe ekspertët ishte një element kyç i këtij takimi, e cila do të kontribuojë në hartimin e policy paper me rekomandime konkrete për përmirësimin e kuadrit ekzistues dhe forcimin e rolit të pushtetit vendor.
📄 Me kontributin e bashkive dhe diskutimet në nivel qendror, ShKBSh do të vijojë me advokimin dhe lobimin, duke përfaqësuar zërin dhe nevojat reale të bashkive.
🔹 Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i ShKBSh”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Swiss Development & Cooperation dhe zbatuar me mbështetjen e NALAS.
keyboard_arrow_up