Takimi i parë i Komitetit Drejtues – EU for Municipalities Phase 2! Moment i rëndësishëm për forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe orientimin strategjik të projektit

🌍✨ PO NDODH | Takimi i parë i Komitetit Drejtues – EU for Municipalities Phase 2 🇪🇺
Po zhvillohet takimi i parë i Komitetit Drejtues të projektit EU for Municipalities Phase 2, i implementuar nga #GIZ, #NALAS, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (#SHKBSH) dhe #KDZ 🤝
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe orientimin strategjik të projektit, me fokus mbështetjen e pushtetit vendor dhe avancimin e integrimit europian 🇪🇺
👉 Gjatë takimit, pjesëmarrësit ndanë perspektiva dhe mesazhe kyçe:
🔹 Z. Ervin Demo theksoi rëndësinë e forcimit të pushtetit vendor, veçanërisht në prag të Reformës Administrative-Territoriale.
🔹 Zj. Ritva Heikkinen nënvizoi nevojën për lidhjen e projektit me proceset kryesore në vend dhe rolin thelbësor të bashkive në ndërtimin e BE-së.
🔹 Z. Iven Schad theksoi rëndësinë e projekteve të integruara dhe bashkëfinancimit për qëndrueshmëri afatgjatë.
🔹 Zj. Adelina Farrici vuri në dukje rolin e projektit në rritjen e kapaciteteve të bashkive, veçanërisht për përthithjen e fondeve të BE-së
💬 Diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkive, përmirësimin e koordinimit dhe mbështetjen konkrete për zhvillim të qëndrueshëm.
🤝 Një hap konkret drejt një pushteti vendor më të fortë dhe një Shqipërie më pranë BE-së!
keyboard_arrow_up