Projekti “Fuqizimi i Bashkive për Grante Transparente për OShC-të”, zhvillohet dita e parë e trajnimit të dedikuar për stafin e bashkive Gjirokastër dhe Tepelenë

📍 Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Bashkive për Grante Transparente për OShC-të”, e mbështetur nga UNDP Albania në kuadër të Programit ReLOaD3, të financuar nga Bashkimi Evropian, zhvilloi në Gjirokastër ditën e parë të trajnimit të dedikuar për stafin e bashkive Gjirokastër dhe Tepelenë.
🔍 Temat kryesore të trajtuara ditën e parë të trajnimit përfshinë aspektet praktike të :
✔️ Menaxhimin e skemave të granteve për OShC-të me transparencë dhe llogaridhënie
✔️ Monitorimin dhe vlerësimin e projekteve përmes indikatorëve SMART
✔️ Zbatimin e metodologjisë së Demokracisë Vendore (LOD)
✔️ Angazhimin qytetar dhe zhvillimin e proceseve konsultative
🤝 Përmes punës në grupe, pjesëmarrësit aplikuan në praktikë njohuritë e marra, duke forcuar rolin e bashkive në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me shoqërinë civile.
#SHKBSH#ReLOaD3#UNDP#BashkimiEvropian#PushtetiVendor#AngazhimQytetar #Transparencë
keyboard_arrow_up