Sot organizuam takimin online të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive, me fokus prezantimin e draftit të rekomandimeve mbi Reformën Administrative-Territoriale.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me:

forcimin e financave vendore

qartësimin dhe mbrojtjen e kompetencave të bashkive

thellimin e procesit të decentralizimit

Përfaqësuesit e bashkive ndanë shqetësimet dhe propozimet e tyre konkrete, duke kontribuar në ndërtimin e një qëndrimi të përbashkët dhe të koordinuar.

Disa nga rekomandimet kryesore të dala nga takimi:

forcimi i financave vendore dhe rritja e burimeve për bashkitë

transferimi i kompetencave i shoqëruar me fonde të mjaftueshme dhe përcaktimi i standarteve minimale

përmirësimi i mekanizmave të shpërndarjes së fondeve dhe ekualizimit

thellimi i decentralizimit dhe rritja e rolit të bashkive në vendimmarrje

mbështetje më e madhe për bashkitë e vogla dhe zonat rurale

Zgjerimi i taksave të ndara si dhe Analizë e thelluar e riskut financiar të bashkive

Në vijim, do të organizojmë një takim fizik me Asamblenë e Përgjithshme për të finalizuar rekomandimet tona dhe për t’i adresuar ato në Komisionin Parlamentar.