

Nis vizita studimore në Stokholm, Suedi
Sot filloi dita e parë intensive e vizitës studimore në Suedi, ku së bashku me kryetarët e bashkive
Gëzim Topçiu,
Oltion Çaçi dhe @Miftar Dauti, nënkryetaren e
Bashkia Tiranë @Vasilika Vjero si dhe Drejtoreshën Ekzekutive
Adelina Farrici, zhvilluam takime me organizatën homologe suedeze @SALAR

Gjatë kësaj dite, u njohëm nga afër me modelin suedez të qeverisjes vendore dhe rolin kyç të SALAR në mbështetjen e bashkive, përmes diskutimeve mbi:

Funksionimin e sistemit të vetëqeverisjes vendore dhe ndarjen e kompetencave

Rolin e SALAR si partner strategjik dhe zë përfaqësues në nivel kombëtar dhe europian

Angazhimin e pushtetit vendor në proceset e integrimit europian

Përvojat e vendeve ish-kandidate në përfshirjen e bashkive në procesin e anëtarësimit

Modelet e avancuara të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje

Sistemin e barazimit financiar si mekanizëm për zhvillim të balancuar ndërmjet bashkive

Diskutimet u fokusuan gjithashtu në praktikat më të mira në funksion të integrimit europian, si dhe në rolin e pushtetit vendor në këtë proces. Një vëmendje e veçantë iu kushtua reformës administrativo-territoriale, duke u ndarë sugjerime konkrete për një reformë funksionale, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ky shkëmbim përvojash përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të bashkive shqiptare dhe afrimit me standardet europiane të qeverisjes vendore.