Takim miqësor dhe shumë frytdhënës me shoqatën homologe të bashkive të Moldavisë, u diskutua mbështetja e iniciativave për barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave në qeverisjen vendore

🤝 Së bashku me UN Women Albania organizuam një takim miqësor dhe shumë frytdhënës me shoqatën homologe të bashkive të Moldavisë dhe një grup kryetaresh bashkie.
🌍 Në fokus të diskutimeve ishte mbështetja e iniciativave për barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave në qeverisjen vendore, si një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe demokracinë lokale.
🏛️ Duke qenë se Moldavia ndodhet aktualisht në një proces të reformës administrativo-territoriale, ndamë përvojën e Shqipërisë, sfidat dhe mësimet e nxjerra gjatë procesit të reformimit dhe forcimit të pushtetit vendor, si dhe rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
✨ Takime të tilla shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona dhe për të shkëmbyer praktika të mira në funksion të një qeverisjeje vendore më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse.
keyboard_arrow_up