Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (#SHKBSH) mori pjesë si partnere në aktivitetin përmbyllës të ciklit të lançimeve rajonale të projektit #EU4Municipalities, i zhvilluar në Himarë, si ndalesa e tretë dhe e fundit e këtij turi rajonal.
Aktiviteti u çel me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të @bashkia Himarë, z.@Vangjel Tavo, i cili vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë për forcimin e qeverisjes vendore dhe procesin e integrimit evropian.
Paneli i diskutimit bëri bashkë përfaqësues të pushtetit vendor dhe partnerëve, ku morën pjesë z. Vangjel Tavo, Kryetar i Bashkisë Himarë, z. Gramos Sako, Kryetar i Bashkisë Tepelenë, znj. Kristina Gushi, Nënkryetare e Bashkisë Gjirokastër,si dhe znj. Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e #SHKBSH, dhe z. Elton Stafa, Drejtor Programi në #NALAS. Gjatë diskutimeve u nënvizua rëndësia e rolit të bashkive në procesin e integrimit evropian, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nevoja për rritjen e kapaciteteve vendore në përputhje me standardet e BE-së.





