Zhvilluam sot mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Kombëtare të Bashkive , në formatin hibrid, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive nga i gjithë vendi.
Në fokus të takimit ishte prezantimi dhe miratimi i dokumentit të pozicionimit (White Paper) mbi Reformën Administrativo-Territoriale, i hartuar nga ekspertë bazuar në tre shtyllat kryesore të reformës: shërbimet publike, financat vendore, si dhe territori dhe qeverisja vendore.
Dokumenti përmbledh analizat dhe rekomandime konkrete të bashkive për fazën e re të reformës, duke synuar forcimin e decentralizimit, përmirësimin e financave vendore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Gjatë takimit u zhvilluan diskutime konstruktive mbi prioritetet e reformës dhe u miratua White Paper-i si dokumenti zyrtar i pozicionimit të Shoqatës, i cili do të udhëheqë kontributin e bashkive në procesin konsultativ dhe dëgjesat e ardhshme mbi reformën.





