Njoftim për shtyrjen e thirrjes/ Projekti “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants”, SHKBSH fton subjektet e interesuara të marrin pjesë

Njoftim për shtyrjen e thirrjes për aplikimin në thirrjen Ftesë për ofertë! Projekti “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants”, SHKBSH fton subjektet e interesuara të shprehin interesin për prodhimin dhe printimin e materialeve shtyhet.

Afati i ri i aplikimeve është data 19 Mars 2026.

Autoritet kontraktues: Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë

Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Tiranë

Data e publikimit: 27 Shkurt 2026

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqiperisë po zbaton projektin “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të këtij projekti, SHKBSH fton subjektet e interesuara të shprehin interesin për prodhimin dhe printimin e materialeve të branduara që përfshijnë: dosje, stilolapsa, blloqe shënimesh, broshura dhe roll-up, me logot e projektit dhe donatorit, për përdorim gjatë trajnimeve, workshop-eve dhe takimeve, me qëllim promovimin e identitetit të projektit. Dizajni i materialeve do të sigurohet nga SHKBSH sipas manualit të brandimit.

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sipas kushteve të përgjithshme dhe specifikemeve teknike në tabelën e mëposhtme të kësaj ftese deri më 19 Mars 2026, në adresën e e-mailit: [email protected] ose në adresën postare: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë.

Specifikimet Teknike:

Për këtë projekt, SHKBSH do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe shërbimet, në përputhje me përshkrimet e detajuara në tabelën më poshtë:

Nr Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ Njësi  

Sasi

Çmimi/njësi

Me TVSH në Lek

1 Dosje me letër 350 gr, e plastifikuar mat, me xhep nga brenda, personalizim full print me logo Copë  

120

2 Stilolapsa me rezerve ngjyre blu me logo Copë 120
3 Bllok me hard cover, përmasë A5 (21×14.5 cm), personalizim full print Copë 120
4 Broshurë A4, letër 200 gr, full print (dy faqe) Cope 120
5 Roll-up me mekanizëm, përmasë 85×200 cm, full print Copë 1

 

Specifikime të përgjithshme teknike:

  • Materialet duhet të jenë cilësore, të qëndrueshme dhe të printuara me qartësi.
  • Logoja e projektit dhe e donatorit duhet të jetë e dukshme dhe sipas manualit të brandimit që do të sigurohet nga SHKBSH.
  • Dorëzimi i materialeve duhet të bëhet brenda datës 04.2026, në adresën: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë

Kushte të përgjithshme:

  • Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
  • Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  • Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës info@shkb,al brenda datës 19.03.2026 ose në adresën postare “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë. Nuk pranohen ofertat dorazi.
  • Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të identifikohet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  • Licencën për ushtrimin e aktivitetit ose Ekstraktin e QKB te marre deri nje dite para postimit te ofertes;
  • Ofertën financiare për çdo set sipas tabelës më sipër.
  • Numrin e llogarisë bankare.

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Njoftim për shtyrjen

Oferte-Financiare

keyboard_arrow_up