Emri: Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqiperisë (SHKBSH)
Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë
E-mail: [email protected]
Afati i dorëzimit të ofertës: 27.02.2026
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqiperisë po zbaton projektin “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij aktiviteti SHKBSH fton subjektet e interesuara të shprehin interesin për ofrimin e mbështetjes logjistike, që përfshin: sallë trajnimi me kapacitet të paktën për 20 persona, pushim kafe dhe drekë, si dhe pajisje audiovizive, me qëllim realizimin e takimit në Tiranë. Aktiviteti do të zhvillohet gjatë muajit mars 2026, data e saktë do të njoftohet 5 ditë para zhvillimit të tij.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 27.02.2026, në adresën e e-mailit: [email protected] ose në adresën postare: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë.
Specifikimet Teknike: Shërbime Logjistike për Organizimin e Takimit të Parë
Projekti: “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants”. Për këtë projekt, SHKBSH do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe shërbimet, në përputhje me përshkrimet e detajuara në tabelën më poshtë:
| Nr | Përshkrimi i mallit/ shërbimit | Çmimi/njësi
PA TVSH |
Çmimi/njësi
Me TVSH |
| 1 | Sallë takimi me kapacitet 20 pjesmarrës për një ditë si dhe pajisje logjistike (mikrofonë, projektor, ekran) | ||
| 2 | Pushim kafeje për 17 pjesmarrës (kafe+ujë+biskota) | ||
| 3 | Drekë për 17 persona *1 ditë, set menu | ||
| TOTAL | |||
Specifikime të përgjithshme teknike:
Salla duhet të jetë e organizuar në formatin kabare, duke parashikuar gjithashtu një hapësirë të dedikuar për 5 panelistë dhe duke siguruar kushte të përshtatshme për sistemimin dhe komoditetin e pjesëmarrësve. Ajo duhet të jetë e pajisur me projektor, ekran, mikrofona dhe sistem audio/sound funksional. Ambienti duhet të garantojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe të jetë i pajisur me sistem kondicionimi. Shërbimi duhet të ofrohet në mënyrë cilësore dhe në momentet e kërkuara.
Dreka për 17 pjesëmarrës do të ofrohet në ambientet e subjektit, në një hapësirë të ndryshme nga salla ku zhvillohet aktiviteti. Lutemi të na paraqisni disa opsione menuje për shqyrtim dhe përzgjedhje, duke specifikuar përbërjen e secilës menu..
Ofrimi i këtij shërbimi kërkohet gjatë muajit mars 2026, për një ditë. Data specifike do të përcaktohet dhe do të njoftohet 5 ditë përpara, në përputhje me kontratën e lidhur me subjektin fitues.
Kushte të përgjithshme:
- Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
- Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Tiranë.
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës info@shkb,al brenda datës 27.02.2026 ose në adresën postare “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë. Nuk pranohen ofertat dorazi.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të identifikohet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
- Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB te marre deri nje dite para dorëzimit të ofertës;
- Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër. Në rastin e menuve të ofruara nga lokali, të dorëzohet menuja e propozuar;
- Numrin e llogarisë bankare.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.





