Thirrje publike për bashkitë në kudër të projektit “Bashkëpunimi Rajonal për Përfshirje më të Mirë Sociale në Nivel Lokal”

Shoqata Kombetare e Bashkive te Shqiperise në kuadër të projektit “Bashkëpunimi Rajonal për Përfshirje më të Mirë Sociale në Nivel Lokal” me mbështetjen e NALAS (Rrjeti i Shoqata Kombetare e Bashkive te Shqiperise) dhe të GIZ/ORF (Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore) fton bashkitë e interesuara të shprehin interes për mbështetje me asistencë teknike me qëllim rritjen e kapaciteteve në:

• Hartëzimin Social për identifikimin e të moshuarve si dhe individëve me aftësi ndryshe duke patur si fokus gratë e moshuara the vajzat me aftësi ndryshe.

• Përgatitjen e Raportit të Hartëzimit Social dhe zhvillimin e rekomandimeve të bazuara në dëshmi dhe masat/shërbimet sociale të nevojshme për të plotësuar nevojat e të moshuarve.

• Integrimin e rekomandimeve të bazuara në fakte dhe masat/shërbimet sociale brenda politikave lokale si plani/programi i veprimit lokal për mbrojtjen sociale.

• Krijimin ose mbështetjen e një qendre të kujdesit ditor si një qasje e bazuar në komunitet që do të ofrojë shërbime për të moshuarit duke patur si fokus gratë e moshuara the vajzat me aftësi ndryshe.

Kriteret:

• Të jenë të motivuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për të marrë pjesë dhe për të aplikuar të gjithë procesin.

• Të përgatisin, miratojnë dhe përditësojnë rregullisht dokumentet e politikave lokale për mbrojtjen sociale që zhvillohen në bazë të hartës sociale dhe në përputhje me dokumentet e nivelit kombëtar. Të alokojnë rregullisht fonde të buxhetit vendor për shërbimet e mbrojtjes sociale.

• Të sigurojnë kontribut financiar në buxhetin e përgjithshëm të projektit si nevojë për zbatimin e qasjes sociale.

• Të kenë përvojë të mëparshme në partneritet me organizatat lokale të shoqërisë civile, në kryerjen e hartëzimit social dhe në metodologjinë LNOB.

• Të ketë përvojë të mëparshme në partneritet me një organizatë lokale të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve sociale.

• Të ketë staf/strukturë të mjaftueshme administrative përgjegjëse për çështjet e mbrojtjes sociale, përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e çështjeve të mbrojtjes sociale.

Bashkitë e interesuara duhet të dorëzojnë Formularin e Aplikimit, bashkangjitur kësaj thirrjeje me e-mail në adresën [email protected] jo më vonë se data 10 maj 2023.

Ju lutemi:

Formulari i aplikimit duhet të nënshkruhet nga Kryetari i Bashkisë dhe Nënshkruesi i Autorizuar i Ofruesit të Shërbimeve.

keyboard_arrow_up