Fokusi është zhvillimi i kapaciteteve vendore, mbyllet me sukses cikli i trajnimeve mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë”

#Shoqata për Autonomi Vendore përmbylli me sukses ciklin e trajnimeve mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë,” i cili ka si fokus zhvillimin e kapaciteteve vendore.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Bashkia Shkoder,Bashkia Lezhe, Bashkia Kurbin, @Bashkia Mirditë,Bashkia Pukë – Faqja Zyrtare, Bashkia HAS Bashkia Vau Dejës dhe Bashkia Malësi e Madhe, të cilët ndanë përvoja e tyre dhe zhvilluan aftësitë për përgatitjen e projekteve kapitale sipas standardeve më të larta zhvillimin e elementëve të qëndrueshëm për projekte infrastrukturore dhe menaxhimin e suksesshëm të projekteve nga fillimi deri në përfundim

#SHAV falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin në forcimin e aftësive për zhvillimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës së qyteteve dhe komuniteteve tona.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Regional Capacity Development Network” (#RCDN), i mbështetur nga @Nalas dhe financuar nga GIZ,German International Cooperation

#BashkëPërKomunitetin #Trajnime #Infrastruktura #ZhvillimRajonal

keyboard_arrow_up