Bashkëkryetarë: Emiriana Sako, Fisnik Qosja

Zj.Emiriana Sako ka kryer studimet e larta në vitet 2002-2008 në Universitetin Politeknik të Tiranës, fakulteti i Inxhinierisë Civile, dega Arkitekturë- Master Shkencor. Në vitet 2011-2012 Sako ka kryer në Romë në universitetin Roma Tre, masterin profesional Housing-mënyra të reja të banimit ndërmjet inovacionit dhe transformimit. Zj.Sako ka kryer edhe një sërë trajnimesh të rëndësishme si ai i organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit: International Exchange Alumni, International Visitor Leading Program me fokus -Personat me aftësi ndryshe, auditimi i energjisë organizuar nga Universiteti Polis në Tiranë etj. Zj. Emiriana Sako është me profesion arkitekte me eksperiencë mbi 12 vite punë progresive duke kontribuar në fushën e zhvillimit të qytetit të Durrësit.
Zj.Sako ka marrë pjesë në të gjitha projektet më të mëdha të Durrësit duke bashkëpunuar edhe me studio të njohura ndërkombëtare lidhur me to. Ajo është një nga hartueset e planit të përgjithshëm vendor dhe bashkëprojektuese e disa prej projekteve më të mëdha urbane në qytet.
Në këto 12 vite punë në Bashkinë e Durrësit zj. Sako ka punuar në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, më pas ka vijuar si drejtoreshë e shërbimeve, drejtoreshë e përgjithshme e shërbimeve dhe më pas zëvendëskryetare e Bashkisë së Durrësit.

Z.Fisnik Qosja lindi më 8 Qershor 1988 në Kavajë. Ai jeton dhe punon në Kavajë, është i martuar dhe baba i një djali. Ai është avokat në profesion, sipërmarrës dhe gjithashtu i njohur për aktivitetin e hershëm në politikë. Gjatë karrierës së tij profesionale ka mbuluar me sukses detyra të rëndësishme administative në administatë shtetërore dhe si Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kavajë. Ai angazhohet që në moshë fare të re në Partinë Demokratike, si anëtar i Forumit Rinor, më pas për shumë vite si Kryetar i këtij Forumi në Kavajë. Anëtar i Këshillit Bashkiak në Kavajë dhe pjesë e listave shumëemërore si kandidati për deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet 2017 dhe 2021.




