Drejtoreshë Ekzekutive

Adelina Farrici
Pozicioni: Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërise
Kontakt: [email protected]
Adelina Farrici është Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë. Ajo lindi më 8 Prill 1968 në Burrel. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Pjetër Budi” të Burrelit, Adelina ndjek studimet në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës ku diplomohet në vitin 1990, në degën fizik. Në vitin 2010, ajo ndjek studimet pasuniversitare në fushën e Administrimit të Biznesit.
Duke filluar nga viti 1990, për dy dekada rresht, Farrici do të angazhohej në sistemin arsimor, ku do të punonte si mësuese dhe drejtuese në disa institucione arsimore parauniversitare. Gjatë kësaj periudhe ajo do përfshihej në një sërë lëvizjesh ku spikat si aktiviste e të drejtave të grave dhe gjithëpërfshirjes së komunitetit në proceset e vendimmarrjes.
Në vitin 2011, ajo zgjidhet kryetarja e parë grua në historinë e Bashkisë Burrel, një prej njësive më të rëndësishme të qarkut Dibër. Si kryetare bashkie, Farrici, arriti me sukses të triumfonte mbi paragjykimet gjinore, duke nxitur figurën femërore në këtë rajon të aktivizohej me më shumë pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse. Në të njëjtën kohë, ajo do të sillte më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje të qytetarëve në qeverisjen lokale, sikurse do ti kushtonte një vemendje të veçantë problemeve sociale dhe grupeve vunerabël.
Gjatë qeverisjejes së Farricit, qyteti i Burrelit do të përjetonte një periudh zhvillimi të qendrueshëm ekonomiko-shoqëror, si dhe një angazhim maksimal nga autoritetet e pushtetit lokal në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës shkollore dhe mbrojtjes mjedisore. Ajo do të mbahet mend gjithashtu për një kontribut të veçant në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e reformës territoriale dhe procesit të decentralizimit në veçanti në zonën e Matit dhe në tërësi në të gjithë vendin.
Adelina Farrici do të zgjidhej drejtoreshë ekzekutive e Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë në dhjetor të 2015. Aktualisht ajo është gjithashtu anëtare e Komitetit Këshillimor për projektin FLED të mbështetur nga qeveria suedeze si dhe Sekretare e delegacionit kombëtar në Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale.
Farrici ka kryer një sërë specializimesh ofruar nga institucionte dhe organizatat më prestigjioze, brenda dhe jasht vendit, me fokus qeverisjen lokale dhe decentralizimin, menaxhimin arsimor, barazinë gjinore dhe përfshirjen e gruas në proceset vendimmarrëse.
Ajo zotëron gjuhën angleze dhe ruse.
Adelina është e martuar me Urimin dhe së bashku kanë dy djem, Renaldon dhe Klajdin.
Bashkëkryetarë: Emiriana Sako, Fisnik Qosja

Emiriana Sako është arkitekte me mbi 12 vite përvojë profesionale, e diplomuar Master Shkencor në Arkitekturë në Universiteti Politeknik i Tiranës dhe me master profesional në strehim në Roma Tre University.
Ajo ka kontribuar në projektet kryesore urbane të Durrës, përfshirë planin e përgjithshëm vendor, dhe ka mbajtur disa poste drejtuese në Bashkia e Durrësit, deri në zëvendëskryetare bashkie.

Fisnik Qosja ka lindur më 8 qershor 1988 në Kavajë, ku jeton dhe punon. Është avokat, sipërmarrës dhe ish-kryetar i Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kavajë.
I angazhuar herët në Partia Demokratike e Shqipërisë, ka qenë kryetar i Forumit Rinor në Kavajë, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe kandidat për deputet në Kuvendi i Shqipërisë në zgjedhjet 2017 dhe 2021.
Nënkryetarët

Dhimitraq Toli ka lindur më 27 maj 1979 në Gjirokastër. Është diplomuar në Kontabilitet-Financë në Universiteti Eqrem Çabej.
Që nga viti 2007 është administrator i Demi-D SHPK, ndërsa më herët ka qenë administrator dhe menaxher shitjesh në Aleksandra SHPK.

Z. Miftar Dauti ka lindur dhe është banues në Has. Është diplomuar në Universitetin Bujqësor Tiranë Fakulteti Ekonomik Dega Financë 1991-1995, me shkeputje nga puna, dhe ka mbaruar Fakultetin e Drejtesise ne Shkoder pas vitit 2001. Ka punuar 16 vite sekretar i Këshillit të Komunës Golaj në Has dhe ka drejtuar degën e PD Has 2014-2022. Z. Miftar Dauti është i martuar dhe ka tre femjië.

Rakip Suli ka lindur në Dibër më 22.09.1965. Është jurist i diplomuar dhe Master Shkencor në të Drejtën Private dhe Biznesit në Universiteti “Luigj Gurakuqi”.
Ka shërbyer si deputet i Kuvendi i Shqipërisë për Partia Socialiste e Shqipërisë në vitet 2013–2019, duke qenë anëtar komisionesh parlamentare dhe kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri–Republika Çeke.
Më herët ka qenë i angazhuar në sipërmarrje private, si dhe në nisma kulturore e filantropike në Dibër. Është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Fushë-Alies dhe me Emblemën e Mirënjohjes nga Klubi Sportiv Korabi.




