Nënkryetarët

Z.Dhimitraq Toli lindi në Gjirokastër më 27.05.1979. Studimet i kreu nga 2003 – 2007 në Universitetin Eqrem Cabej, Gjirokastër, nga ku u diplomua në degën Kontabilitet – Financë, me profil Kontabilist. Nga 2007 e në vazhdim z Toli ka shërbyer si Administrator në Shoqërinë “Demi-D SHPK” me qendër në Dhuvjan (Bashkia e Dropullit), Gjirokastër.

Nga 2004 në 2007 shërbeu si Administrator në Shoqerinë “Aleksandra SHPK me qendër në Vanister (Bashkia e Dropullit), si dhe nga 2000 – 2004 punoi si menaxher shitjesh në Shoqërinë “Aleksandra SHPK”.

Z. Miftar Dauti ka lindur dhe është banues në Has. Është diplomuar në Universitetin Bujqësor Tiranë Fakulteti Ekonomik Dega Financë 1991-1995, me shkeputje nga puna, dhe ka mbaruar Fakultetin e Drejtesise ne Shkoder pas vitit 2001. Ka punuar 16 vite sekretar i Këshillit të Komunës Golaj në Has dhe ka drejtuar degën e PD Has 2014-2022. Z. Miftar Dauti është i martuar dhe ka tre femjië.

Z. Rakip Suli ka lindur në Dibër, më 22.09.1965.
Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Juridik, në Universitetin “ Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Është titullar i Master Shkencor në po të njëjtin universitet në “ E drejta Private dhe e Biznesit”.
Në legjislaturat e viteve 2013–2017 dhe 2017-2019 ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, në Qarkun e Tiranës.
Përgjatë kësaj kohe ka shërbyer si anëtar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë së Mirë Shqipëri-Republika Ceke.
Para se të ushtronte funksionin e deputetit Z. Suli ka qënë i angazhuar në fushën e sipërmarrjes private dhe biznesit.
Z. Suli ka spikatur në promovimin dhe fuqizimin e vlerave të zonës së tij të origjinës, duke bashkëthemeluar dhe ushtruar rolin e funksionit të nënkryetarit të Lidhjes së Intelektualëve Dibranë në vitet 2006-2010. Në po të njëjtën periudhë ka shërbyer si kryetar i këshillit botues të gazetës “Rruga e Arbërit”.
Z. Suli është mbështetës dhe financues i një sërë aktivitetesh filantropie si dhe artistiko-kulturore, si mbështetës i “Oda Dibrane”, forumi tekniko-shkencor për ndërtimin e Rrugës së Arbërit dhe botime te ndryshme publicistike.
Z. Suli mban titullin “Qytetar Nderi” i Komunës Fushë-Alie, akorduar në vitin 2003 dhe Emblemës së Mirënjohjes nga “Klubi Sportiv Korabi” në vitin 2005.

keyboard_arrow_up