SHAV Forcon Partneritetin Ndërkombëtar me Shoqatën homologe të Ukrainës
Sot është një ditë e veçantë për #SHAV, pasi kemi shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Shoqatën homologe Ukrainase @THE ALL-UKRAINIAN ASSOCIATION OF LOCAL SELF-GOVERNMENTS “ASSOCIATION OF AMALGAMATED TERRITORIAL COMMUNITIES” .
Ky bashkëpunim i rëndësishëm hap rrugën për:
Intensifikimin e bashkëpunimit në qeverisjen vendore midis dy vendeve
Implementimin e projekteve të përbashkëta dhe promovimin e mirëqeverisjes lokale
Shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive të vlefshme
Kjo do të na mundësojë të:
Forcojmë qeverisjen vendore
Ndihmojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve tona
Mësojmë nga praktikat më të mira dhe të ndajmë eksperienca të dobishme për një qeverisje më të mirë
#BashkëpunimNdërkombëtar #QeverisjeVendore #Ukrainë #Mirëqeverisje #ZhvillimIQëndrueshëm #ShkëmbimEksperiencash





