#Shav e përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Zj. Adelina Farrici, mori pjesë në panelin përmbyllës të programit #ReLOaD2 në Shqipëri , një nisëm kyçe për forcimin e demokracisë lokale dhe bashkëpunimin mes OSHC-ve dhe qeverisjes vendore .
“Ky program ka mbështetur organizatat e shoqërisë civile, ka inkurajuar pjesëmarrjen aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe ka përmirësuar mundësitë e financimit të OSHC-ve nga institucionet vendore, duke rritur transparencën dhe mirëqeverisjen vendore”, nënvizoi në fjalën e saj, Zj. Farrici.
Ndër të tjera ky Program pati një rol të vecantë në:
Rritjen e bashkëpunimit me aktorët ndërkombëtarë , vendorë dhe shoqata të shoqërisë civile .
Krijimin e një modeli të replikueshëm – ReLOaD2 ka vendosur një standard për menaxhimin e fondeve dhe përfshirjen qytetare, duke ofruar një model që mund të zbatohet në bashki të tjera .
Rritjen e komponentit rinor – Për të forcuar angazhimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Me bazat e forta të vendosura nga #ReLOaD2, presim me entuziazëm #ReLOaD3 , për të vijuar rrugëtimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes më të madhe të komunitetit!
Mirënjohje ndaj European Union in Albania implementimit UNDP Albania dhe të gjithë partnerëve për bashkëpunimin!





