Në mbështetje të Edukimit Gjithëpërfshirës
#Shav po mbështet trajnimin e 40 profesionistëve përfshirë edukatorë, mësues mbështetës, psikologë, punonjës socialë, logopedë dhe mësues të edukimit special, në kuadër të projektit SORI 3,
Përmes terapisë me art, këta profesionistë do të ndihmojnë fëmijët me aftësi të kufizuara të shprehin emocionet dhe kreativitetin e tyre në kopshtet, qendrat sociale dhe shkollat ku ata ndjekin mësimin.
Në këtë kuadër, patëm kënaqësinë të dorëzojmë instrumente muzikore dhe materialeve të posaçme për zhvillimin e art-terapisë. Këto mjete do të shërbejnë si ura komunikimi dhe shprehjeje për fëmijët, duke nxitur krijimtarinë dhe zhvillimin e tyre emocional, social dhe intelektual.
Ky program u realizua falë mbështetjes së Bashkia Elbasan, @Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të vecanta @Nalas GIZ,German International Cooperation
Së bashku krijojmë një mjedis më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo fëmijë!
#EdukimiGjithëpërfshirës #TerapiaMeArt #KrijimtariPërTëGjithë





