Takimi i Parë i Forumit të Arsimit Parauniversitar, Hap i Rëndësishëm për Arsimin në Nivel Vendor!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1021978636628791&set=pcb.1021980639961924&locale=sq_AL

Takimi i Parë i Forumit të Arsimit Parauniversitar – Një Hap i Rëndësishëm për Arsimin në Nivel Vendor!

#Shoqata për Autonomi Vendore organizoi Takimin e Parë të Forumit të Arsimit Parauniversitar, me pjesëmarrjen e lartë të drejtuesve të bashkive. Ky forum synon të forcojë rolin e qeverisjes vendore në menaxhimin e arsimit parauniversitar dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor nëpërmjet:

Forcimit të kapaciteteve të stafit të bashkivepër menaxhimin e arsimit parauniversitar

Përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor në nivel vendor

Ndarjen e eksperiencave dhe praktikave më të mira midis bashkive

Dhënien e rekomandimeve dhe marrjen e iniciativave mbi strategjitë dhe aktet ligjore për përmirësimin e arsimit

Në bashkëpunim me @AMVV dhe përfaqësues të Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shkolla e Drejtorëve, u diskutua gjithashtu mbi Planin e Arsimit Parauniversitar dhe mundësitë për përfitimin nga Granti i Performancës, duke adresuar përgjegjësitë e qeverisjes vendore në këtë fushë.

Për të vazhduar këtë proces, do të vijojmë me takimet rajonale për prezantimin e modelit tip të planit, me qëllim përfshirjen dhe angazhimin e mëtejshëm të të gjithë aktorëve të arsimit.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të arsimit parauniversitar dhe ndërtimit të një platforme të fortë për shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave më të mira!

#ArsimiParashkollor #ForumiEdukimit #BashkëPërNjëArsimMëTëMirë #QeverisjaVendore

keyboard_arrow_up