https://www.facebook.com/photo/?fbid=1025591232934198&set=pcb.1025591959600792&locale=sq_AL
Sot, Shoqata për Autonomi Vendore po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ nën drejtimin e bashkëkryetarëve Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Z. Aldrin Dalipi, Kryetar, Shoqata e Këshillave të Qarqeve.
Gjatë këtij takimi, po diskutohen një sërë projektesh që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe funksionimin e njësive vendore. Ndër temat kryesore të axhendës përfshihen:
Ndryshime në vendimin për koordinimin e procesit të integrimit evropian ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive vendore
Zbatimi i Vendimit nr.1/2024 për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Rajoneve (RoC)
Hartimi i rregullores së brendshme të Këshillit Konsultativ dhe krijimi i Komisioneve Ad Hoc
Strategjia Kombëtare e Turizmit 2025-2030 dhe plani i veprimit
Rregullat për zhvillimin e zonave aeroportuale
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të autonomisë vendore dhe integrimit evropian të Shqipërisë, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të mirëkoordinuar për zhvillimin e politikave vendore dhe kombëtare.
#AutonomiVendore #KëshilliKonsultativ #IntegrimiEvropian #EU4GoodGovernance #Turizmi2030





