https://www.facebook.com/photo?fbid=1026366796189975&set=pcb.1026366966189958&locale=sq_AL
Në mbështetjë të forcimit të shërbimeve sociale në Bashkia Elbasan
#Shoqata për Autonomi Vendore së bashku me kolegë nga Bashkia Elbasan, @NALAS dhe GIZ,German International Cooperation, në kuadër të projektit SORI 3,vizituan Qendrën Sociale Balashe dhe Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Aftësi Ndryshe në Elbasan!
Patëm mundësinë të ndjekim nga afër një seancë fizioterapie në Qendrën Balashe dhe një seancë art-terapie në Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, ku pamë ndikimin e drejtpërdrejtë që këto shërbime kanë në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Këto dy qendra janë modele të përkujdesjes dhe përfshirjes sociale, duke krijuar mundësi për një jetë më të mirë për të gjithë.
Së bashku krijojmë një mjedis më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo fëmijë!
#EdukimiGjithëpërfshirës #TerapiaMeArt
#SocialInclusion #SORI3 #SHAV#NALAS #GIZ #Elbasan





