https://www.facebook.com/photo/?fbid=1028555222637799&set=pcb.1028555419304446&locale=sq_AL
Workshop mbi Vlerësimin e Statusit Funksional të të Rriturve dhe të Moshuarve
#Shoqata për Autonomi Vendore organizoi këtë javë dy trajnime me përfaqësues të sektorit social të Bashkia Tiranë, me fokus forcimin dhe përmirësimin e shërbimeve sociale për të rriturit dhe të moshuarit me nevoja specifike.
Takimi u zhvillua në Qendrën Komunitare “Të Qëndrojmë Së Bashku”, ku u diskutua “Metodologjia e Instrumentave për Vlerësimin e Statusit Funksional të të Rriturve me Probleme Specifike Shëndetësore dhe të Moshuarve”.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me praktika të reja mbi vlerësimin dhe asistencën në shtëpi, me synimin për të përmirësuar shërbimet për të moshuarit dhe të rriturit me nevoja specifike!
#ShërbimeSociale #VlerësimiFunksional #ShoqataPërAutonomiVendore#BashkiaTiranë#MbështetjePërTëMoshuarit #NjVNR#SoRI#GIZ





