Megi dhe Klajdi ftojnë komunitetin rinor të përfshihet në proceset integruese

Gjatë takimit të zhvilluar nga Shoqata Kombetare e Bashkive te Shqiperise në Bashkinë Burrel, në kudër të implementimit të projektit WISE mbi fushatën informuese të komunitetit rinor në rolin e rëndësishëm që ka edukimi dhe ata vetë në procesin integrues të vendit drejt Bashkimit Europian, dy prej të rinjve të përfshirë në këtë projekt nëpërmjet një video mesazhi i përcollen bashkëmoshatarëve të tyre mesazhe ndërgjegjësuese.
Megi bashkë me Klajdin dy të rinjtë të angazhuar në jetën komunitare të bashkisë së Burrelit vlerësuan aktivitetin e informimit duke theksuar se më shumë se i vlefshëm ai u shërben të rinjve për informacionet më të fundit nga BE.
Megi: Përshëndetje unë jam Megi.
Kjadi: Unë jam Klajdi.
Megi: Ne ishim të pranishëm në aktivitetin që u zhvillua në Burrel më 20 Prill. Ky takim u organizua nga Shoqata Kombetare e Bashkive te Shqiperise dhe u diskutua për integrimin e të rinjve në BE.
Klajdi: Në këtë takim u informuan rreth historikut të institucioneve dhe sfidave që ka unioni për integrimin. Synimi i këtij projekti ishte informimi i komunitetit për rolin e rëndësishëm që ka integrimi në BE dhe një komponent i tillë arrin të përfshijë të rinjtë e Europës Juglindore në proceset e integrimit, duke na dhënë më shumë mundësi të jemi aktiv në proceset e komunitetit.
Megi: Ky aktivitete ishte mjaftueshëm i vlefshëm për të gjithë të rinjtë shpresojmë që aktivitete të tilla të zhvillohen sa më shumë të rinj të marrin informacion për më të rejat nga BE.
Shoqata Kombetare e Bashkive te Shqiperise vazhdon të shpërndajë në çdo bashki mesazhin për të nxitur informimin e komuniteti rreth rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe nxitjes së përfshirjes së tyre në këtë proces.
keyboard_arrow_up