SHKB ishte pjesë e takimit të parë të “Grupit të Punës mbi Përfshirjen Sociale dhe Migrimin”, në datë 12 dhe 13 Shtator në Mavrovë, Maqedonia e Veriut, në kuadër të projektit “Bashkëpunimi Rajonal për Përfshirje më të Mirë Sociale në Nivel Lokal” mbështetur nga NALAS (Rrjeti i Shoqata Kombetare e Bashkive te Shqiperise) dhe GIZ/ORF (Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore).
Ky projekt synon të mbështesë pushtetin lokal dhe shoqatat e pushtetit lokal në Shqipëri, Serbi, Bosnjë & Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë në forcimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe zbatimin e përfshirjes sociale dhe ekonomike të grupeve vulnerabël, politikat dhe praktikat në zbatim të Agjendës 2030 në përputhje me parimin “Leave no one behind”.
Një nga objektivat kryesore të Grupit të Punës është zhvillimi i një udhrrëfyesi dhe rekomandimeve për forcimin e kapaciteteve advokuese në adresimin e çështjeve të përfshirjes sociale në nivel lokal.
Pjesë e grupit të punës ishin përfaqësues të shoqatave të pushtetit lokal të përfshirë në projekt, koordinatorët, përfaqësues të NALAS si edhe ekspertët ndërkombëtarë të GIZ.
Grupi i Punës nëpërmjet pyetësorëve ka si qëllim mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të situatës aktuale të përfshirjes sociale dhe migracionit, kornizën ligjore të çdo vendi, të përgatis një udhërrëfyes me rekomandime për vlerësimin e prioriteteve, nevojave dhe kapaciteteve të Shoqatave dhe për adresimin e çështjeve të përfshirjes sociale dhe migracionit.
Ky aktivitet do të pasohet me takime të tjera të cilat do të kenë si fokus kthimin e udhërrëfyesve dhe rekomandimeve në strategji të zbatueshme gjithëpërfshirëse.





