U zhvillua në Ohër, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë merr pjesë në Konferencën për Zgjidhjet e Transportit Urban të Gjelbër

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1077733834386604&set=pcb.1077734397719881&locale=sq_AL

Po ndodh tani!

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë po merr pjesë në Konferencën për Zgjidhjet e Transportit Urban të Gjelbër, që po zhvillohet në Ohër, Republika e Maqedonisë së Veriut , organizuar në kuadër të projektit #ProSUMP financuar nga #BMZ dhe implementuar nga #GIZ!

Ky aktivitet madhor rajonal bashkon aktorë kyç nga gjithë Ballkani Perëndimor dhe Europa për të diskutuar mbi lëvizshmërinë e qëndrueshme, inovacionet në transportin e gjelbër dhe të ardhmen gjithëpërfshirëse të transportit urban.

Përfaqësues nga qeveritë , bashkitë , bota akademike dhe organizata ndërkombëtare po angazhohen në diskutime panel, workshope dhe vizita studimore për të eksploruar praktikat më të mira dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal .

Pjesëmarrja e Shoqatës si përfaqësuese e pushtetit vendor nënvizon rëndësinë e përfshirjes së nivelit lokal në hartimin dhe zbatimin e politikave të gjelbra dhe të qëndrueshme të transportit.

#TransportiIGjelbër #LëvizshmëriUrbane #NALAS #BallkaniPerëndimor #ZhvillimIQëndrueshëm #FlotaEPastër #SHKBSH #GrupiPuneNALAS #Ohër2024 #ProSUMP #CIVINET

keyboard_arrow_up