Durrës, zhvillohet takim rajonal për hartimin e planeve vendore

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1097744145718906&set=pcb.1097745412385446&locale=sq_AL

Durrës – Takimi rajonal për hartimin e planeve vendore

#SHKBSH organizoi në Durrës takimin rajonal me fokus hartimin e planeve vendore në tre fusha të rëndësishme për zhvillimin lokal:

Arsimi parauniversitar

Shërbimet sociale

Barazia gjinore

Ky takim teknik synon të mbështesë bashkitë në procesin e përgatitjes së planeve të orientuara drejt nevojave të komunitetit dhe përmirësimit të shërbimeve. Njëkohësisht, është pjesë e procesit për përfitimin e grantit të performancës – një mekanizëm që inkurajon qeverisjen e mirë dhe transparencën.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve nga Bashkia Durres Bashkia HAS

Bashkia Lezhe Bashkia Kurbin Bashkia Kukës

Ky proces është mbështetur nga bashkëpunimi ndërinstitucional dhe puna e Forumeve Teknike të SHKBSH, të cilat luajnë një rol kyç në zhvillimin e politikave vendore.

#shoqatakombetareebashkive #planetvendore

keyboard_arrow_up