https://www.facebook.com/photo/?fbid=1098675192292468&set=pcb.1098677092292278&locale=sq_AL·
Me sukses u zhvillua sot takimi orientues me anëtarët e Komitetit të Përbashkët Konsultativ të NJVV-ve të Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me Komitetin e Rajoneve të Bashkimit Evropian.
Takimi u organizua nga #SHKBSH dhe #SHKQSH, me mbështetjen e projektit Bashki të Forta, (#BTF) dhe shërbeu si një hap përgatitor për përfaqësuesit vendorë që do të marrin pjesë në mbledhjet e KPK-së, duke diskutuar sfidat, prioritetet dhe rolin e pushtetit vendor në proceset e integrimit evropian.
U trajtuan tema kyçe si:
- Politikat e #BE-së dhe kombëtare për ndryshimet klimatike
- Sfidat e NJVV-ve për zbatimin e standardeve të BE-së
- Iniciativa për sistem kombëtar monitorimi për shërbimet vendore
- Roli i Akademisë për NJVV-të dhe ndërtimi i kapaciteteve administrative
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe kontribuuesve për diskutimet e frytshme dhe angazhimin për të forcuar rolin e qeverisjes vendore në dialogun ndërinstitucional me BE-në!
#NJVV #KomitetiPërbashkëtKonsultativ #SHKBSH #SHKQSH #BashkitetForta #IntegrimiEvropian #QeverisjeVendore #BE #Klima #StandardeBE





