https://www.facebook.com/photo/?fbid=1118917843601536&set=pcb.1118917943601526&locale=sq_AL·
#Shoqata Kombëtare e Bashkive merr pjesë në Aktivitetin Përmbyllës Rajonal të SoRi 3
Shoqata Kombëtare e Bashkive mori pjesë në aktivitetin përmbyllës rajonal të projektit
“Bashkëpunimi Rajonal për Përfshirje më të Mirë Sociale në Nivel Vendor – SoRi 3”.
Gjatë këtij aktiviteti u promovua bashkëpunimi ndërmjet bashkive pjesëmarrëse dhe u prezantuan rezultatet kryesore në fushën e përfshirjes sociale në nivel vendor.
Në takim morën pjesë bashkitë pilote shqiptare:
Terapia me art dhe muzikë për fëmijët me aftësi të kufizuara – një qasje gjithëpërfshirëse që nxit zhvillimin emocional dhe kreativ të fëmijëve.
Mbështetje për fëmijët me probleme në shikim, përmes materialeve didaktike të përshtatura dhe teknologjive ndihmëse.
Mbështetje për “Qendrën Sociale “Balashe” – pasurimi i kapaciteteve të qendrës së fizioterapisë për të ofruar shërbime cilësore dhe rehabilitim të qëndrueshëm për fëmijët në nevojë.
Aktivitete ndërgjegjësuese kundër cyberbullying – edukim dhe ndërgjegjësim për mbrojtjen e të rinjve nga dhuna në internet.
Qendra për gratë e moshuara – mbështetje psikosociale dhe përfshirje përmes aktiviteteve artizanale që fuqizojnë dhe aktivizojnë këtë grup.
Shërbime gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara, përmes mbështetjes psiko-sociale dhe përmirësimit të aksesit në terapi cilësore.
Gjatë takimit u realizua:
Prezantimi i rezultateve kryesore të projektit #SoRi3
Diskutime mbi sfidat dhe nevojat në ofrimin e shërbimeve sociale
Vizita studimore në qendrat model të Bashkia Durres:
- Qendra për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara
- Qendra “Fuqizojmë Komunitetin”
U theksua rëndësia e:
Hartëzimit social – si mjet efektiv për identifikimin dhe adresimin e nevojave komunitare në mënyrë të standardizuar dhe të qëndrueshme
Klasterit mësimor – si instrument për hartimin e projekteve sociale me ndikim
SHKBSH vlerëson angazhimin e vazhdueshëm të bashkive shqiptare për shërbime sociale më efikase dhe inovative! .
#SoRi3 #PërfshirjeSociale#BashkiaElbasan#BashkiaHimare##BashkiaMat#BashkiaKlos #ShërbimeSociale #NALAS #GI





