Organizohet një webinar orientues me anëtarët shqiptarë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ, njihuni me temat kryesore që u trajtuan

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1129445029215484&set=pcb.1129445709215416&locale=sq_AL

#Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë, në bashkëpunim me #Shoqatën e Qarqeve të Shqipërisë dhe programin #BashkiTëForta, me mbështetjen e #SDC dhe #AmbasadësSuedeze, organizuan më 30 qershor 2025 një webinar orientues me anëtarët shqiptarë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC) .

Temat kryesore të trajtuara:

Roli i pushtetit vendor dhe rajonal në procesin e integrimit në BE

Si mund të kontribuojnë përfaqësuesit shqiptarë në procesin e negociatave të anëtarësimit

Forcimi i kapaciteteve të administratave vendorepër përballimin e sfidave të reja

Si të përgatitemi për takimet e JCC: identifikimi i temave, bashkëpunimi me homologët dhe shkëmbimi i përvojave

Rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe komunikimit të vazhdueshëm mes anëtarëve të JCC

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti znj. Marie Johansson nga Suedia për ndarjen e përvojës ndërkombëtare.

Një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të zërit të pushtetit vendor shqiptar në arenën europiane!

#JCC #NAMA #IntegrimiEuropian #PushtetiVendor #Bashkite #BE #LocalAuthorities #StrongerTogether

keyboard_arrow_up