Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kroate të Bashkive vizitë zyrtare në Tiranë, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes dy shoqatave homologe

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1131024182390902&set=pcb.1131092992384021&locale=sq_AL

Patëm kënaqësinë të prisnim për një vizitë zyrtare në Tiranë Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës Kroate të Bashkive, z. Mlladen Puskaric, së bashku me stafin e tij. Gjatë takimit të mbajtur në selinë e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, e përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive, zj. Adelina Farrici dhe kryetarja e Bashkia Roskovec, zj. Majlinda Bufi, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes dy shoqatave homologe, me fokus forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Ky takim miqësor dhe mjaft frytdhënës vuri theksin te absorvimi i fondeve të kohezionit, si dhe bashkëpunimi në funksion të zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë lokale, dy sektorë të rëndësishëm për ekonomitë e vendeve tona.

 

keyboard_arrow_up