Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë pjesëmarrëse në programin rajonal “Designing the Future: Strategic Planning, EU Funds and Local Development in Action”

https://www.facebook.com/photo?fbid=1231479595678693&set=pcb.1231479662345353&locale=sq_AL

#Shoqata kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH) merr pjesë në programin rajonal “Designing the Future: Strategic Planning, EU Funds and Local Development in Action”, që po zhvillohet më 26–30 tetor 2025 në Vodice, Kroaci.

Ky program, i organizuar nga #ReSPA në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë dhe IRMO, synon të forcojë kapacitetet e institucioneve publike dhe shoqatave lokale kombëtare në përdorimin efektiv të fondeve të BE-së dhe në planifikimin strategjik për zhvillim të qëndrueshëm lokal e rajonal.

#SHKBSH angazhohet në sesione mbi politikat e kohezionit të BE-së dhe planifikimin territorial të integruar, duke theksuar rolin e pushtetit lokal në zhvillimin rajonal dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bashkive në rajon.

#SHKBSH #LocalDevelopment #EUFunds #RegionalDevelopment #ReSPA #StrategicPlanning #EUIntegration #Vodice2025

keyboard_arrow_up