Ditët e fundit të programit “Designing the Future: Strategic Planning, EU Funds and Local Development in Action”, SHKBSH merr pjesë në sesione praktike kushtuar zhvillimit rajonal dhe lokal në Kroaci

https://www.facebook.com/photo?fbid=1236706341822685&set=pcb.1236706428489343&locale=sq_AL

Në ditët e fundit të programit “Designing the Future: Strategic Planning, EU Funds and Local Development in Action”, #SHKBSH mori pjesë në sesione praktike kushtuar zhvillimit rajonal dhe lokal në Kroaci, duke parë nga afër mënyrën se si fondet e BE-së shndërrohen në projekte konkrete që mbështesin tranzicionin digjital, të gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Vizitat në Qarkun Šibenik-Knin, Bashkinë e Šibenikut dhe Qendrën Rajonale të Kompetencës “Ars Mechanica” sollën shembuj frymëzues të partneritetit ndërmjet institucioneve publike, arsimit profesional dhe sektorit privat në zbatimin e strategjive zhvillimore përmes fondeve të BE-së.

Programi u përmbyll me punë në grupe dhe ndarjen e certifikatave, ku pjesëmarrësit prezantuan idetë e tyre për nisma të reja zhvillimore. #SHKBSH vijon të forcojë rolin e pushtetit vendor shqiptar në proceset e integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal për zhvillim të qëndrueshëm.

#EUFunds #RegionalDevelopment #LocalGovernance #StrategicPlanning #ReSPA #Vodice2025 #GreenTransition #DigitalTransition #SustainableDevelopment #EUIntegration #ArsMechanica #SHKBSH #LocalDevelopment

keyboard_arrow_up