https://www.facebook.com/photo?fbid=1246627884163864&set=pcb.1246628007497185
Konferenca Rajonale ReLOaD3 në Shkup
Më 12–13 nëntor 2025, në Shkup u zhvillua Konferenca Rajonale ReLOaD3, duke mbledhur përfaqësues nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Ky aktivitet i organizuar nga UNDP u fokusua në forcimin e demokracisë vendore , rritjen e transparencës dhe bashkëpunimin mes pushtetit vendor dhe shoqërisë civile (CSO) , përmes metodologjisë LOD.
Shqipëria u përfaqësua nga Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë, së bashku me përfaqësues nga AMVV, Ministria e Financave dhe Ekonomisë , Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe organizata të shoqërisë civile.
Pjesëmarrja e SHKBSH dëshmon angazhimin dhe përkushtimin tonë për të promovuar një qeverisje më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt standardeve evropiane .





