https://www.facebook.com/photo?fbid=1257098543116798&set=pcb.1257099566450029
Seancë dëgjimore për Projektbuxhetin
Sot, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive @Z.Oltion Çaçi Z.Ilir Xhakolli Z.Fisnik Qosja Z.@albert melyshi, si dhe Drejtoreshës Ekzekutive Zj.Adelina Farrici, ishte pjesë e seancës dëgjimore të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për të diskutuar mbi Projektbuxhetin 2026.
Përfaqësuesit e SHKBSH përshëndetën rritjen e buxhetit të pushtetit vendor për vitin 2026, i cili sipas projektbuxhetit arrin në 97.8 miliardë lekë, me një rritje prej 7.8 miliardë lekësh ose rreth 9% krahasuar me vitin 2025.
Gjatë diskutimit, u theksuan sfidat kryesore të financave vendore dhe SHKBSH paraqiti rekomandime konkrete në përmirësi të financave vendore.
Rekomandimet kryesore të SHKBSH:
Rritje progresive e Transfertës së Pakushtëzuar (mbi 1% të PBB-së)
Mbështetje për bashkitë në vështirësi dhe zgjidhje për detyrimet e prapambetura
Heqja e TVSH-së për investimet dhe shërbimet e bashkive
Krijimi i një fondi të dedikuar për investime vendore
Rishikimi i formulës së Transfertës së Pakushtëzuar duke reflektuar kapacitetet reale fiskale
Përmirësimi i kritereve dhe rritja e fondit të Grantit të Performancës
Zgjerimi i fushës së taksave të ndara për bashkitë
Rritja e përqindjes së rentës minerare që i kalon pushtetit vendor
Rritja e fondit për emergjencat civile dhe mundësia e mbartjes së tij
Standardizimi i funksioneve të deleguara me financimet sektoriale përkatëse
SHKBSH mbetet e përkushtuar për të forcuar autonominë dhe qëndrueshmërinë financiare të pushtetit vendor, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
#Buxheti2026 #FinancatVendore #QeverisjaVendore #SHKBSH #AutonomiVendore #PërBashkitë #DialogInstitucional #LocalGovernance





