https://www.facebook.com/photo/?fbid=1365475785589896&set=pcb.1365476252256516
Në takimin e dytë të Këshillit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin e Rajoneve të Bashkimit Europian që u zhvillua në Tiranë.
Së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, Këshilltarin Rajonal të Toskanës, Antonio Mazzeo, Drejtoren Ekzekutive të Shoqatës Kombëtare të Bashkive, Adelina Farriçi, përfaqësues të BE, ekspertë vendas e të huaj, kryetarë të disa bashkive të vendit, morëm pjesë në këtë event ku u prezantua projekti “BE për Bashkitë” si dhe bashkëbiseduam për tema të ndryshme si Bashkitë dhe Integrimi në BE: Plani i Rritjes dhe Fondet e BE-së si Mundësi për Zhvillimin Vendor, Rëndësia e Decentralizimit Fiskal dhe Qëndrueshmërisë Financiare për Demokracinë Vendore. U diskutua gjithashtu për rolin që kanë qeverisjet vendore në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Në fjalën time theksova se mbështetja e BE-së duhet të bëhet më e prekshme për qytetarët tanë, në mënyrë që ata të fillojnë të përjetojnë standardet evropiane të shërbimeve që sot, teksa vendi ynë ndodhet në negociata për anëtarësim.
Për herë të parë u mbajt në Tiranë takimi dypalësh mes Komitetit Evropian të Rajoneve dhe Shqipërisë.
Në këtë takim, të dytin në llojin e tij, së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, Ambasadorin e BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, Këshilltarin Rajonal të Toskanës Antonio Mazzeo, Drejtoren Ekzekutive të Shoqatës së Bashkive Adelina Farrici, kryetarë bashkish nga i gjithë vendi, përfaqësues të BE-së dhe ekspertë vendas e të huaj, patëm mundësinë të zhvillojmë një diskutim të rëndësishëm për të ardhmen e qeverisjes vendore.
Ky takim vjen në një moment vendimtar për Shqipërinë, e cila po avancon me ritme të shpejta në procesin e integrimit europian, ndërsa roli i bashkive bëhet gjithnjë e më thelbësor në zbatimin e standardeve të BE-së dhe përfitimin nga programet e saj.
Si bashkëkryetar i këtij forumi, së bashku me Antonio Mazzeo, pata kënaqësinë të ndaj disa reflektime mbi rëndësinë e këtij partneriteti dhe sfidat që kemi përpara. Në vitet e fundit, bashkitë tona kanë bërë përparime të dukshme në forcimin e qeverisjes vendore, përmirësimin e shërbimeve dhe zbatimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Diskutimet tona — nga Integrimi Europian dhe mundësitë e Planit të Rritjes (Growth Plan), te decentralizimi fiskal dhe qëndrueshmëria financiare — pasqyrojnë angazhimin e përbashkët për institucione vendore më të forta, më funksionale dhe më inovative.
Këshilli i Përbashkët Konsultativ mbetet një mekanizëm kyç që jo vetëm siguron përafrimin e politikave vendore me ato europiane, por edhe fuqizon bashkitë të kontribuojnë në mënyrë aktive në axhendën europiane dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve tona.





