Forumi Rajonal “Siguria Kibernetike në Bashki”, çfarë u diskutua gjatë takimit në Shkodër

📍Gjatë takimit të zhvilluar në Shkodër, në kuadër të Forumit Rajonal “Siguria Kibernetike në Bashki”, organizuar në bashkëpunim me Geneva Centre for Security Sector Governance (DCAF) dhe Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, u diskutuan çështje thelbësore që lidhen me forcimin e sigurisë kibernetike në nivel vendor.
✅Ky forum shërbeu si një platformë e rëndësishme për të diskutuar mbi:
🔹 Qeverisjen e sigurisë kibernetike në nivel vendor
🔹 Kuadrin ligjor dhe detyrimet e bashkive
🔹 Ngritjen e standardeve të sigurisë në pushtetin vendor
🔹 Menaxhimin e rrezikut kibernetik
👉Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me gjetjet paraprake të vlerësimit të realizuar pranë bashkive, duke nxjerrë në pah sfidat dhe nevojat për forcimin e kapaciteteve në këtë fushë gjithnjë e më të rëndësishme.
🔐 Siguria kibernetike është një përgjegjësi e përbashkët dhe një element kyç për garantimin e shërbimeve publike të sigurta dhe të besueshme për qytetarët.
keyboard_arrow_up