Duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të #NALAS, të zhvilluar në #Sibiu, Rumani, Bashkia Lezhë u vlerësua me Green Champions Award 2026
Nga dhjetëra aplikime cilësore në rajon, Bashkia Lezhe u përzgjodh ndër 3 iniciativat më të mira, duke u renditur mes shembujve më frymëzues të zhvillimit të qëndrueshëm në Europën Juglindore.
Ky vlerësim u dha për projektin e rehabilitimit të basenit të lumit Drin, i cili ka sjellë:
Përmirësim të hapësirave publike dhe cilësisë së jetesës
Rritje të gjelbërimit urban
Përfshirje aktive të komunitetit
Një model të suksesshëm të zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës
Ky sukses konfirmon rolin gjithnjë në rritje të bashkive shqiptare në adresimin e sfidave mjedisore dhe në ndërtimin e qyteteve më të gjelbra dhe më të jetueshme.
Urime Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu për këtë arritje!