Mbyllet vizita studimore në Suedi, u diskutua mbi kuadrin ligjor dhe hapat konkretë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bashkive tona

E mbyllëm vizitën tonë studimore në Suedi, në Bashkinë e Solnës, ku së bashku me kryetarët e bashkive, falë edhe mbështetjes së ekspertëve të SALAR, përfituam nga një shkëmbim i vlefshëm përvojash mbi bashkëpunimin ndërbashkiak dhe angazhimin në programet e BE-së 🇦🇱🤝🇸🇪
Diskutuam mbi kuadrin ligjor, praktikat më të mira vendore dhe hapat konkretë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bashkive tona përmes binjakëzimeve, duke e vendosur zhvillimin lokal si një prioritet kyç në kuadër të procesit të integrimit europian.
keyboard_arrow_up