Mbahet trajnimi dy ditor, pjesëmarrësit forcuan kapacitetet për të ndërtuar procese më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në nivel vendor
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Bashkive për Grante Transparente për OShC-të”, e mbështetur nga UNDP Albania bazuar në Programin ReLOaD3, të financuar nga Bashkimi Evropian, zhvilloi trajnimin dytor të dedikuar për stafet e Bashkia Kurbin, @BashkiaHas, Bashkia Bulqizë Faqja Zyrtare dhe Bashkia Vore.
Trajnimi u fokusua në:
� planifikimin dhe menaxhimin e projekteve;� metodologjinë e Demokracisë Vendore (LOD);� menaxhimin transparent të skemave të granteve për OShC-të;� monitorimin dhe vlerësimin;� forcimin e angazhimit qytetar dhe partneriteteve lokale.
Përmes diskutimeve interaktive, ushtrimeve praktike dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit forcuan kapacitetet për të ndërtuar procese më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në nivel vendor.
Një tjetër hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të pushtetit vendor dhe bashkëpunimit efektiv me shoqërinë civile.