Takimi i Parë i Forumit të Planifikimit Urban! Diskutohen sfidat kryesore dhe ndahen rekomandime konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve lokale

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive nga i gjithë vendi,krijuam një platformë të rëndësishme bashkëpunimi për adresimin e sfidave dhe përmirësimin e proceseve të planifikimit urban në nivel vendor.
📊 Gjatë forumit u prezantuan gjetjet e pyetësorit mbi situatën aktuale të planifikimit urban në bashki, u diskutuan sfidat kryesore dhe u ndanë rekomandime konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve lokale.
💬 Përmes diskutimeve të hapura dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit kontribuuan me ide dhe propozime që do të ndihmojnë në forcimin e rolit të forumit si një zë i përbashkët për çështjet e planifikimit urban.
🌱 Planifikimi urban I qëndrueshem është thelbësor për qytete më funksionale dhe më pranë nevojave të qytetarëve.
🙏 Falenderojme të gjithë përfaqësuesit e bashkive dhe ekspertët për angazhimin, kontributin dhe diskutimet frytdhënëse.
📍 Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive”, me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation dhe mbështetjen e Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Europën Juglindore (NALAS).
keyboard_arrow_up