Takim me FMN mbi financat vendore në Shqipëri, SHKBSH harton një dokument të detajuar për përmirësimin e tyre

Në një takim konstruktiv me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtoresha ekzekutive e #ShKBSH Zj. Adelina Farrici diskutoi mbi sfidat dhe perspektivat e financave të qeverisjes vendore në Shqipëri, me fokus në:
💰 të ardhurat e bashkive nga burimet e veta dhe transfertat
🏛️ nevojën për forcim të autonomisë fiskale vendore
🤝 përmirësimin e marrëdhënieve financiare mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore
📌 Në këtë kuadër, SHKBSH, në vijim të reformës administrativo-territoriale, ka hartuar një dokument të detajuar për përmirësimin e financave vendore, i cili i është dorëzuar Komisionit të Posaçëm për Reformën dhe Decentralizimin. 📄
🔑 Rekomandimet kryesore të SHKBSH:
📈 Rritje graduale e financimit vendor nga ~1% në 2–5% të PBB-së
🏛️ Forcim real i autonomisë fiskale të bashkive
💰 Rritje e përqindjes së përfitimit së bashkive nga TAP dhe renta minerare
📊 Zgjerim i taksave të ndara për më shumë stabilitet financiar
⚖️ Rishikim i formulës së Transfertës së Pakushtëzuar
🤝 Forcim i mekanizmave të ekualizimit mes bashkive
🧾 Krijimi dhe funksionalizimi i kadastrës fiskale në nivel vendor
🏘️ Rritje e të ardhurave nga taksa e pronës dhe kontroll më i mirë i territorit
📉➡️📈 Indeksim automatik i transfertës (inflacion + rritje ekonomike)
📅 Sigurim i parashikueshmërisë fiskale afatgjatë
🛡️ Mekanizëm kompensimi për vendimet fiskale të qeverisë qendrore
🗺️ Shpërndarje më e drejtë e granteve të investimeve në nivel rajonal
💬 Qëllimi i këtyre propozimeve është forcimi i autonomisë fiskale, ulja e pabarazive ndërmjet bashkive dhe ndërtimi i një sistemi më të drejtë dhe të qëndrueshëm të financimit vendor në Shqipëri
keyboard_arrow_up