Roskoveci mirëpret delegacionin ukrainas në kuadër të programit të shkëmbimit të përvojave

🇦🇱🤝🇺🇦 Roskoveci mirëpriti delegacionin ukrainas në kuadër të programit të shkëmbimit të përvojave
Bashkia Roskovec mirëpriti një delegacion nga Bashkia Letychiv e Ukrainës në kuadër të programit të shkëmbimit të përvojave ndërmjet njësive të qeverisjes vendore, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ndarjen e praktikave më të mira në qeverisje dhe zhvillim lokal.
Programi u zhvillua me mikpritjen e Kryetares së Bashkia Roskovec, znj. Majlinda Bufi, dhe me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Letychiv, z. Ihor Tysiachnyi, Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov, drejtores ekzekutive të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë,Zj. Adelina Farrici si dhe përfaqësuesve të NALAS.
🌱 Gjatë programit u prezantuan struktura e qeverisjes vendore, prioritetet strategjike, planifikimi dhe ofrimi i shërbimeve publike në Bashkinë Roskovec.
🚜 Një komponent i rëndësishëm ishte zhvillimi i bujqësisë dhe zonave rurale, me vizita studimore në sera, ferma blegtorale, njësi të përpunimit të ullirit dhe në sistemin e ujitjes Matkë – Stacioni i Pompimit.
🤝 SHKBSH vlerëson dhe mbështet nismat e shkëmbimit të përvojave ndërmjet bashkive, si një instrument kyç për forcimin e qeverisjes vendore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve.
keyboard_arrow_up