Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH) organizoi takimin e Forumit të Mbetjeve, me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta”, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të skemave të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit.
Për fraksionin e ambalazheve, bashkëpunimi ndërmjet Bashkive dhe SHPZP-ve përbën një element kyç për funksionimin efektiv të sistemit të menaxhimit të mbetjeve si një instrument praktik për zbatimin e Ligjit Nr. 74/2025.
Ky instrument synon të forcojë koordinimin institucional, të rrisë transparencën dhe të përmirësojë funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në nivel vendor.





