SHKBSH zhvillon Forumin e Energjisë, Klimës dhe Mobilitetit Urban

🌿🌍 SHKBSh zhvilloi Forumin e Energjisë, Klimës dhe Mobilitetit Urban
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë organizoi takimin e Forumit të Energjisë, Klimës dhe Mobilitetit Urban, me fokus hartimin e planeve lokale për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në zbatim të Planit Kombëtar. ♻️🏙️
🤝 Përfaqësues të bashkive, ekspertë të mjedisit dhe partnerë u mblodhën për të diskutuar sfidat kryesore dhe prioritetet e veprimit në nivel lokal për përballimin e ndryshimeve klimatike.
📊 Gjatë sesionit teknik u prezantua Plani Kombëtar për ndryshimet klimatike dhe roli i bashkive në hartimin e planeve lokale të përshtatjes, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të qëndrueshmërisë urbane.
🧩 Aktiviteti vijoi me diskutim të hapur dhe punë në grupe, ku u identifikuan temat prioritare dhe hapat e ardhshëm të Forumit të Energjisë, Klimës dhe Mobilitetit Urban.
💙 Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive”, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania dhe NALAS, si pjesë e forcimit të bashkëpunimit dhe unifikimit të zërit të bashkive në Shqipëri
keyboard_arrow_up