SHBSH organizon mbledhjen e Bordit Drejtues të Forumit të Financave Vendore, prezantohen tre rekomandime

🏛️ Forcimi i financave vendore është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm të bashkive.
📍 Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi mbledhjen e Bordit Drejtues të Forumit të Financave Vendore, një platformë e rëndësishme për diskutimin dhe koordinimin e politikave që ndikojnë në autonominë financiare të pushtetit vendor.
💼 Gjatë takimit u prezantuan rekomandime mbi:
✅ Huamarrjen vendore;
✅ Investimet kapitale;
✅ Grantet konkuruese.
🤝 Këto rekomandime synojnë të mbështesin bashkitë me politika më të qëndrueshme financiare, planifikim më të mirë të investimeve dhe rritje të kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.
⚖️ Në qendër të diskutimeve ishte edhe projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, ku anëtarët e Bordit kontribuan me komente dhe propozime konkrete për një sistem fiskal vendor më të drejtë, më transparent dhe më efikas.
🗣️ Zëri i bashkive është thelbësor në hartimin e politikave publike. Përmes këtij forumi, Shoqata Kombëtare e Bashkive vijon të forcojë dialogun institucional dhe të përfaqësojë interesat e pushtetit vendor në proceset e reformimit.
🌍 Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive”, me financimin e 🇨🇭 Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania dhe mbështetjen e 🤝 Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Europën Juglindore (NALAS).
keyboard_arrow_up